Tërshërë me qumësht, kos, mollë dhe kanellë
Përbërësit:
- 100 g tërshërë
- 300 ml qumësht Lufra
- 200 g kos i trashë Lufra
- 2 mollë
- 2 lugë mjaltë
- 2 lugë gjalpë
- 1 lugëz kanellë
- 5-7 kokrra arra
Përgatitja:
Vendosim në tenxhere qumështin dhe tërshërën që të ziejnë derisa masa të trashet. E vendosim në pjata të ftohet, ndërkohë në tigan kaurdisim mollët e prera në copa të vogla me sheqer, gjalpë dhe kanellë. Sapo mollët të zbuten e largojmë nga nxehtésia që të ftohen. Shtojmë kosin mbi pjatë ku kemi vendosur qullin e tërshërës, mbi të mollët dhe arrat e thërmuara, sipas dëshirës edhe mjaltë.




















