Tha se nuk do shkelte në PD sa kohë të ishte Alibeaj apo ata që e drejtojnë nga mbrapa, deputeti Sula shkon te Berisha

17 Maj 2023, 15:40

Deputeti demokrat Dashnor Sula ka mbërritur këtë pasdite në selinë blu ku qëndron Sali Berisha me mbështetësit e tij. Duket se Sula heq dorë përfundimisht nga Alibeaj, për të cilin nuk ka kursyer komentet më parë dhe thoshte se nuk do të kthehej në PD sa kohë që aty të ishte kryetari i komanduar dhe të gjithë ata që e drejtojnë.