Thellohet përçarja në PD! Pas strukturave e statuteve paralele, Berisha ‘duplikon’ edhe faqen online të partisë

17 Nëntor 2022, 16:56

- Në një kohë kur të dyja palët flasin publikisht për bashkim në publik, përçarja brenda Partisë Demokratike sa vjen edhe thellohet më tej. Përtej fjalëve që “i merr era”, faktet tregojnë se 2 palët shkojnë në drejtime të kundërta dhe sot është hedhur hapi i radhës drejt ndarjes të mëtejshme. Rithemelimi i Berisha ka hapur një faqe të re online “pdsh.al”.