Thirrja me zë të lartë për Bashën: Shko me vrap dhe firmos marrëveshjen

4 Qershor 2020, 15:47

Një telefonues në emisionin “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv me zë të lartë i bëri thirrje kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha që të shkojë me vrap dhe të firmosë marrëveshjen për reformën zgjedhore. Ai komentoi në studio me moderatorin Andi Kapxhiu edhe marrëdhëniet ndër vite të PD-së me ambasadën amerikane.