Ti ke kancer, do të heqësh mitrën… Martesa nuk I shkonte mirë… Albana e “Rreze dielli”: Më dukej sikur treni më shtypte shpirtin

10 Qershor 2023, 22:50

Emocionet të kaplojnë që në fillim të rrëfimit këtë puntatë në “E ardhmja është vajzë” me Ermira Çaushollin. 2 zonja, njëra më fisnike se tjetra, lënë mënjanë arritjet e tyre për të treguar sakrificat e mëdha të prindërve dhe dashurinë e madhe për fëmijët e tyre. Drejtoresha e Liceut Artistik Jordan Misja dhe zonja e mëngjeseve plot diell në Report TV rrëfejnë kujtimet e fshehura në skutat e shpirtit me kërshëri që të mban gjithë kohës mbërthyer. Na ndiqni sonte në Report TV, ora 21:00 për tu frymëzuar, mbushur me dashuri dhe përjetuar ndjesi të veçanta.