'Ti nuk je vetëm', përdhunimi i 15-vjeçares nga 5 persona në Mirditë, Shoqëria civile në protestë!

21 Maj 2021, 18:36 | Përditesimi: 21 Maj 2021, 18:36

Me thirrjet 'ti nuk je vetëm' apo 'përdhunimi është krim', dhjetëra persona janë ngritur në protestë ditën e sotme në Mirditë, në mbështetje të 15-vjeçares që u përdhunua nga 5 persona.

Ngjarja e rëndë bëri bashkë shumë persona, të cilët akuzojnë shtetin që nuk bën sa duhet për të mbrojtur gratë e vajzat, duke kërkuar më shumë vëmendje dhe marrje masash nga institucionet shtetërore.

"Vajzat në rrezik gjithkund, shteti askund", shkruhet nëpër pankartat që protestuesit mbajnë në duar, ndërsa i pranishëm në protestë është edhe Dom Gjergj Meta, Ipeshkëv i Dioqezës së Rrëshenit.

Po ashtu ka reaguar edhe Delegacioni i BE në Shqipëri, duke i bërë thirrje institucioneve për mbrojtjen e vajzave në Shqipëri dhe duke theksuar se 'indiferenca vret'.

E mitura nga Rrësheni u përdhunua nga 5 persona për disa javë me radhë, të cilët e shantazhuan atë me video intime.

Artan Kaçorrin 31 vjeç, Albert Mollën 27 vjeç, Ermal Tarazhin 30 vjeç, Nikë Lleshin 44 vjeç dhe 17-vjeçari me inicialet A.Xh u lanë dje në masën e sigurisë arrest me burg.

r.k./Shqiptarja.com