Tiramisu me banana dhe çokokrem nga zonja Vjollca

11 Dhjetor 2020, 10:36

Tiramisu me banana dhe çokokrem

Përbërësit:

500 gr mascarpone

3 banane

2 pako biskota savojard

1 gotë qumësht

200 gr çokokrem ( scotti)

Përgatitja:

Përziejmë maskarponen në një tas.

Kthejmë bananet në pure dhe I shtojmë në tasin me mascarpone duke I përzjerë mirë sëbashku deri sa masa të jetë homogjene. Marrim një tavë të vogël dhe fillimisht shtojmë në të 2-3 lugë gjelle krem me mascarpone.

Lagim biskotat me qumësht dhe I vendosim si bazë në tavë. I mbulojmë mirë me krem, mund të përgatisni sa rreshta të dëshironi në fund e mbyllim përsëri me krem dhe e spërkasim me çokokrem të gjtihë sipërfaqen por mund të përdorim dhe në cdo shtresë .

E vendosim në frigorifer për jo më pak se 3 orë.