Tirana City Talks/ Veliaj: Tirana më e pastër se ç’e gjetëm, së shpejti linja të dedikuara për autobusët

20 Shkurt 2023, 18:24

Qyteti i Tiranës është sot disa herë më i pastër se tetë vjet më parë, pavarësisht zhvillimit dhe rritjes së numrit të banorëve dhe turistëve. Në një tryezë diskutimi me urbanistë dhe arkitektë, në vijim të debateve publike “Tirana City Talks”,  Erion Veliaj vuri në dukje përmirësimin e cilësisë së ajrit.