Tomorr Alizoti në ‘5 Pyetjet’: PD në krizën e saj më të thellë, Basha do e fundosë më keq! Të hapë garën për kryetar

15 Mars 2022, 07:10

 Pas humbjes së gjashtë radhazi Lulzim Basha duhet të hapë garën për kryetarin e ri të Partisë Demokratike. Kështu ka deklaruar deputeti demokrat Tomorr Alizoti në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ në Report TV. Alizoti thotë se ‘rezultati i PD-së më 6 mars është tmerrues’.

“Më duket një fatkeqësi që i ndodhi kësaj partie. Një parti me histori të madhe të përfundojë në këtë derexhe në këtë lloj psikoze. (...) Opozita u asgjësua, situata që ka dal PD është e tmerrshme. Unë e prisja. Isha i bindur që në fillim të betejës që Berisha do merrte më shumë se Basha, po qytetarëve u intereson opozita. Kjo zgjidhej shumë shpejt, hapej gara”, tha Alizoti në Report Tv.