Torta qumështor nga zonja Vjollca

23 Prill, 11:07

6-8 fije peta të holla 500 ml qumësht 4 vezë 120 gr sheqer 2 shirita lëkurë limoni 1 shkop kanellë 80 gr gjalp Sheqer pluhur për dekor

Përgatitja: Fillimisht ngrohim furrën në temperaturë 180 gradë Celsius. shkrijmë gjalpin sa të tretet pak. Lyejmë një tepsi me diametër 30 cm me gjalp. Marrim petën dhe e lyejmë me gjalp në të gjithë sipërfaqen më pas e rrudhim duke e rrotulluar pak dhe duke formuar një rreth të vogël. E vendosim në qendër të tepsisë. Vazhdojmë lyejmë petën tjetër, e rrudhosim dhe e rrotullojmë rreth qendrës tek peta që vendosëm në fillim dhe kështu vazhdojmë derisa tepsia të mbushet plotësisht. Petët dhe rrudhat duhet të qëndrojnë të lira dhe jo ti ngjeshim shumë pas njëra tjetrës. Vendosim tepsinë në furrë të piqet për 10-15 minuta derisa petët të zverdhen pak. Vendosim qumështin në zjarr duke shtuar në të dy shirita lëkurë limoni dhe një shkop kanellë. Rrahim në një tas 4 kokrra vezë, sheqerin, I përziejmë mirë derisa sheqeri të shkrijë dhe më pas shtojmë qumështin duke e kaluar nëpërmjet një site. Përziejmë mirë qumështin me vezët. Nxjerrim tepsinë nga furra dhe shtojmë në të duke e lagur të gjithë qumështin me vezë. E vendosim përsëri tepsinë në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius, për 20-25 minuta. E nxjerrim nga furra pasi të jetë pjekur, e lëmë të ftohet dhe në fund e pudrosim me sheqer pluhur, e presim dhe e shërbejmë.

Programe të tjera

Shiko të gjitha