Tortë e shpejtë me mollë në tigan nga zonja Vjollca

5 Tetor 2020, 11:13

Tortë e shpejtë me mollë në tigan

Përbërësit:

30 gr gjalp ambienti dhe 1 lugë gjelle sheqer

1 mollë

1 lugë kafe kanellë

1 vezë

pak kripë

1 pako sheqer vanilje

3 lugë sheqer

1 lugë kafe vaj bimor

1 filxhan çaj qumësht

1 gotë miell dhe 1 lugë gjelle

1 lugë çaj pluhur pjekës

1 lugë gjelle uthull të bardhë molle

Përgatitja:

Lyejmë mirë ( pak trashë) një tigan me gjalp e spërkasim atë me sheqer në të gjithë sipërfaqen. Lajmë mirë një mollë dhe presim atë në rrathë me trashësi 0.4-0.5 cm me ndihmën e një kapaku shishe ose instrumeti të posacëm pastrojmë qendrën nga farat.Vendosim fetat e mollëve në tigan duke mbuluar komplet sipërfaqen e tiganit dhe I spërkasim me kanellë. Në një tas vendosim një vezë të plotë, pak kripë, sheqer vanilje, 3 lugë gjelle sheqer I rrahim mirë me tel vezën deri sa sheqeri të shkrijë dhe 1 filxhan kafe vaj bimor, vazhdojmë përzjeren deri sa të na formohet një masë kremoze dhe 1 gotë qumesht përziejmë përsëri miellin pak nga pak dhe duke e përzjerë vazhdimisht shtojmë pluhurin pjekës  përziejmë në fund shtojm 1 lugë gjelle uthull dhe pasi të kei përzjerë mirë të gjithë përbërësit e shtojmë brumin mbi fetat e mollëvë. Vendosim tiganin, zier në temperaturë nën mesatare të mbuluar me kapak për 15- 29 minuta. E shohim nëse shkëputet nga tigani dhe në ndihmën e një pjate e kthejmë dhe e pjekim dhe në anën tjetër për 10 minuta përsëri të mbuluar me kapak. E shërbejmë pasi të jetë ftohur.