Tortë e thjeshtë pa pjekje nga zonja Vjollca

1 Maj, 11:44

Tortë e thjeshtë pa pjekje Përbërësit: 1 litër qumësht 2 pako puding vanilje 100 gr çokollatë e bardhë 4 lugë gjelle sheqer 50 gr gjalp 1 1/2 pako biskota pa yndyrë (të thjeshta) 50 gr kokos pluhur

Përgatitja: Vendosim të ngrohet në zjarr 800 ml qumësht. Në një tas vendosim pudingun dhe sheqerin plus 200 ml qumësht, i tresim mirë dhe i shtojmë te qumështi. I përziejmë së bashku me vezët me qëllim që të na krijohet një krem homogjen. Sapo putingu të ketë marrë valë e fikim zjarrin dhe aty ku është shtojmë gjalpin, çokollatën dhe vazhdojmë përzierjen ngadalë me tel vezësh. Vendosim në një tepsi si bazë biskotat. Shtojmë 2 garuzhde me pudingun me çokollatë. E spërkasim me pak kokos. E mbulojmë përsëri me një shtresë biskota. E mbulojmë me pudingun e mbetur dhe e spërkasim sërish me kokos. E vendosim në frigorifer për 1-2 orë dhe e shërbejmë të ftohtë.

Programe të tjera

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha