Tortë me çokollatë dhe banaking
Përbërësit:
4-5 banane
210 gr miell ( 1 gotë e 1/2 )
70 gr çokollatë pluhur
1 pako pluhur pjekës
1 lugë kafeje sodë bukë
4 kokrra vezë
120 gr sheqer kafe
120 gr gjalp në temp.ambienti
Disa pika çokollatë fondente
Përgatitja:
Fillimisht bashkojmë në një tas produktet e thata miellin, cokollatën pluhur, pluhur pjekës dhe 1/2 lugë kafe sodë buke. Të gjithë këto përbërës I kalojmë sëbashku në një sitë. Shtypim bananet me një pirun dhe I kthejmë ato në pure. Në një tas vendosim 4 kokkra vezë të plota, sheqerin kaf, dhe I miksojmë për 3 minuta deri sa shohim që sheqeri shkriu dhe vezët rrisin volumin, gjalpin të tretur sa të zbutet vazhdojmë përzierjen me lëvizje maksimale, shtojmë lugë-lugë produktet e thata që përzjemë më parë. Në fund shtojmë bananet e shtypura pure. Lyejmë një tepsi me diametër 22 cm me gjalp dhe më pas e pudrosim me miell. Hedhim në të brumin e përgatitur e nivelojmë atë dhe në fund shpërndajmë mbi të cokollatë, mund të jetë në formë pike ose copëza çokollate fondente. E vendosim në furrë të piqet në temperaturë 180 gradë Celsius për 50-60 minuta.