Tortë me krem dhe qershi nga zonja Vjollca

10 Qershor, 10:07

Tortë me krem dhe qershi

Përbërësit:

3 vezë

1 filxhan çaji kos

1 filxhan çaji sheqer

  2 lugë gjelle të tjera sheqer

1 filxhan kafe qumësht

4.5 filxhan çaji miell

lëkurë e 1 limoni

1 pako pluhur pjekës

30-35 kokrra qershi

Për kremin e limonit:

75 ml lëng limoni

1 lugë kafe lëkurë limoni

150 gr sheqer

3 të verdha veze

30 gr niseshte patate

300 ml qumësht

Përgatitja:

Kremi Limonit

Në një tenxhere të vogël vendosim qumështin për tu ngrohur, shtojmë në të dhe lëkurën e limonit dhe e lëmë në zjarr të ngrohet. Në një tigan salse vendosim të verdhat e vezëve, sheqerin I përziejmë mirë deri sa veza të zverdhet, shtojmë niseshten e përziejmë mirë, kullojmë qumështin në të dhe e vendosim kremin në zjarr duke e përzjerë vazhdimisht deri sat ë lidhet dhe të ziejë. Në fund shtojmë lëngun e limonit, e përziejmë për 1 minutë dhe e largojmë duke e vendsour në një tas qelqi në celefon direkt mbi kremin. E vendosim në frigorifer.

Torta

Në një tas të madh vendosim 3 vezë të plota, shtojmë në të kosin, sheqerin, qumështin I përziejmë mirë këto përbërës dhe fillojmë shtojmë pak nga pak miellin dhe pluhurin pjekës dhe lëkurën e limonit. Pastrojmë qershit, ndajmë në gjysmë 20-25 qershi, I spërkatim në pak sheqer pluhur, I shtojmë tek brumi dhe I përziejmë mirë. Lyejmë një tepsi me gjalp, e pudrosim me miell, dhe mbulojmë në të brumin. Vendosim mbi brum me  lugë kremin e limonit. Në qendër të cdo luge me krem ngjeshim nga 1 qershi. Vendosim tepsinë në furrë në temperaturë 175-180 gradë Celsius për 30-35 minuta. Pasi e nxjerrim nga furra e lëmë të ftohet dhe pudrosim tortën në sheqer pluhur.  

Programe të tjera

Shiko të gjitha