Tost francez në tavë
Përbërësit:
- 10 feta buke të vogla
- 4 vezë
- 400 ml qumësht
- 1 vanilje
- 1 lugë e vogël kanellë
- 4 lugë sheqer
- Boronica, mjedra dhe manaferra nga ngrirja
- Gjalpë 50 g dhe pak sheqer për sipër
Përgatitja:
Rrahim vezët me sheqerin pak kripë, vanilje, kanellë dhe qumështin. Zhysim fetat e bukês për disa çaste duke i kthyer disa herë dhe i rreshtojmë te tava e lyer me gjalpë, shtojmë frutat e pyllit dhe qumështin që mbeti në tas. Pak gjalpë dhe sheqer sipër sa të karamelizohen, në furrë për 20 minuta me 180 gradë.




















