Tre vite hetime nga SPAK për 13 persona që trafikonin lëndë narkotike në Tiranë, Fushë Krujë dhe Durrës! Arrestohen 8 prej tyre, 5 të tjerë në kërkim

25 Maj 2023, 18:51

Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK), janë arrestuar 8 persona dhe janë shpallur në kërkim 5 të tjerë në kuadër të hetimeve për operacionin anti-kanabis të nisur 3 vite më parë në zonat e Tiranës, Durrësit dhe Fushë Krujës ku u zbuluan rrënjë kanabis dhe u sekuestruan 145.5 kg të lëndës narkotike.