‘Treni bullgar’ ra, PD insiston te Peqini: Policia manipuloi provat për ID-të e paratë! Por, ja si rrëzohen akuzat e reja të Himçit nga deklaratat e kryeplakut

26 Maj, 22:07 | Përditesimi: 26 Maj, 22:07

Pavarësisht se hoqi dorë nga pretendimet për Trenin Bullgar , Partia Demokratike vijon të insistojë se në bar kafen e Dervish Beqirit në Pekisht të Peqinit, gjeti prova për krim zgjedhor. Ajo ka hequr dorë nga akuzat për fletët e votimit, por Blendi Himçi insistoi se paratë dhe kartat e identitetit në portofolin e të moshuarit nuk janë rastësi dhe se policia po i manipulon për të shpëtuar patronazhistin e Ramës nga dënimi.

    I.M/Shqiptarja.com