Tropojanët mbjellin kanabis në pyll, parcelën e ruajnë me granata e kamera

12 Prill 2022, 12:31 | Përditesimi i fundit: 2022-04-12 12:39:23

Kishin instaluar kamera dhe granata gati për shpërthim, në parcelën ku kishin kultivuar bimë narkotike. Parcela ndodhej në  pyllin e fshatit Kovaç të Tropojës.

Ndërkohë që dje bazuar në provat e siguruara,  Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tropojë ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për dy kultivuesit. Njëri prej tyre i arrestuar ndërsa tjetri është ende në kërkim.

"Bazuar në provat e siguruara, rezulton se këta shtetas, më datë 28.09.2021, në pyllin e fshatit Kovaç, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar bimë narkotike, përreth të cilave kishin lidhur me fill sintetik 2 granata ofensive, si dhe kishin vendosur kamera, për të monitoruar zonën' informoi sot policia.

    No videos found.