Një protestë për mbylljen e TikTok ku do flisnin të rinjtë, por kur “depërtuan ilegalisht’ edhe të vjetër.
Një mes tyre ishte edhe aktori i njohur Mehdi Malkaj. Teksa u ngjit në podiumin e improvizuar para Kryeministrisë, ai i bëri thirrje qytetarëve që të protestonin e të mos ishin dele, siç bënin qytetarët në Greqi dhe Serbi për ngjarjet e rënda të ndodhura atje, tragjeditë (nuk përmendi Gërdecin e 15 marsit 2008). Gjithashtu ai nuk kurseu as mallkimet ndaj kryeministrit.
“Nuk jam i dhunshëm por nuk duroj dot Vajza dhe djem, ta heqim tikun dhe të lëmë tokun, të jemi bashkë tok këtu? Si thoni? Ky nuk ka inat me TikTokun, ky që i rëntë damllaja aty ku është, ky ka inat pse ne kemi tiktok, sepse është ayyyy, ay që do na i heqi të tëra! Çfarë i ka bërë TikToku atij.
Duhet të protestojmë, të protestojmë, Greqia po proteston për një ngjarje të 5 viteve më parë. Serbët e dogjën, nuk pyesin për qevrinë.
Por ne jemi dele, jemi dele. Unë jam trim, i dal përballë atij dhe i hidhem. Doktor respekte, të dua shumë, ju dua shumë”, tha aktori. Dhe në fund e mbylli fjalën e tij me thirrjen për të votuar opozitën dhe ndryshimin e vendit.
“Mbase i kthehet mendja popullit shqiptar dhe me gjithë socialistët të votojnë për këtë që quhet ndryshim se vdiqëm”, përfundoi ai.