TURP kombëtar, spiun e kriminel, telefonuesi lum AKUZASH ndaj ish-kreut të SHIK Gazidede

22 Qershor 2020, 10:41

Në programin “Shtypi i Ditës dhe Ju” mëngjesin e sotëm u diskutua për një investigim të Report Tv  në lidhje më një rrugë në Kamëz që prej 12 vitesh mban emrin e ish-kreut të SHIK Bashkim Gazidede. Një telefonues ishte shumë i ashpër gjatë bisedës me gazetarin Andi Kapxhiu duke thënë se administrata aktuale duhet ta anulojë atë vendim dhe se emri i tij duhet të zhduket pasi Gazidede është kriminel ,spiun dhe turp kombëtar.