Turshi me kumbulla
Përbërësit:
- 1 kg kumbulla pa fara
- 1/2 tufë majdanoz
- 1/2 tufë mente
- 1 thelp hudhër
Shëllira:
- 4–5 kokrra piper të zi
- 1 gjethe dafine
- 4–5 thelpinj hudhre
- 1 lugë gjelle kripë
- 1 lugë çaji sheqer
- një filxhan kafeje me uthull
- Ujë i zier edhe i ftohur pak për të mbushur kavanozin
Përgatitja:
Kumbullat i pastrojmë nga farat duke mos i ndarë në gjysmë të krijohet si xhep. Grijmë majdanozin, nenexhikun dhe hudhrat, i përziejmë mirë dhe mbushim kumbullat. I vendosim në enën e qelqit, ujin e ziejmë shtojmë dafinën, piperin, sheqerin, kripën dhe uthullën. E shtojmë te kumbullat edhe e mbyllim me kapak. E hapim pas 3-4 ditësh dhe i shijojmë me mishra ose peshk.




















