U arrestuan për blerje votash në Himarë, dërgohet për gjykim Fredi Beleri dhe bashkëpunëtori i tij! SPAK: Ofronin 50 euro për votë

1 Gusht 2023, 10:55

SPAK mbyll hetimet në ngarkim të Fredi Belerit për blerje votash dhe dërgon kërkesën për gjykim në GJKKO. Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës u arrestua për blerje votash 2 ditë para zgjedhjeve të 14 majit me bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi. Ata dhanë 40 mijë lekë për 8 vota. Në fund të gjykimit Beleri rrezikon dënimin nga 1 deri në 5 vite burg.