U braktis në koshin e plehrave dhe i vunë emrin e rrugës, në kërkim të nënës biologjike

14 Nëntor 2019, 09:07

TIRANË- Nëna e braktisi  disa ditë pas lindjes duke e hedhur  në koshin e mbeturinave.Sot, 66 vjeçarja Marjana Biba, i drejtohet emisionit “Pa Gjurmë”, për  të mësuar të vërtetën e saj.

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Pa Gjurmë” u prezantua historia e një zonje 66-vjecare nga qyteti i Durrësit. Fati i saj shënjohet i “zi” që prej ditës kur ajo erdhi ne jetë, duke u braktisur  nga nëna biologjike, e cila e la pranë një koshi mbeturinash në rrugën Bardhok Biba në Tiranë, kur ajo ishte vetëm disa ditëshe e lindur.

Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni çdo të hënë, të martë, të premte në orën 16:55 dhe çdo të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv