U kallëzua për shpërdorim detyre me mikrokreditë, GJKKO kthen në SPAK dosjen ndaj Guvernatorit, Gent Sejko

10 Korrik, 15:55

 Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka urdhëruar SPAK-un që të hetojë kallëzimin e bërë kreu i dhomës së përmbaruesve privat Tedi Malaveci ndaj kreut të Bankës së Shqipërisë.

Gjyqtarja Flora Hajredinaj, vendosi të quajë të pavlefshëm vendimin e pushimit nga ana e Prokurorisë së Tiranës dhe ka urdhëruar Prokurorinë e Posaçme që të vijojë hetimet në lidhje me këtë kallëzim.

Mësohet se guvernatori është kallëzuar në vitin 2022 në Prokurorinë e Tiranës  për “shpërdorim detyre” nga Dhoma e Përmbaruesve Privatë, si autor i krijimit të skemave të mashtrimit me mikrokredi. Kallëzimi, është hetuar për dy vjet nga kjo prokurori dhe në fund është kërkuar të pushohet në janar të këtij viti nga prokurorja Ornela Rrumbullaku.

    No videos found.