U korruptua nga trafikantët e drogës, një polic kufiri mes 20 të arrestuarve nga operacioni anti-drogë i SPAK

27 Qershor 2023, 14:23

Mes 20 personave të arrestuar për trafikun e lëndëve narkotike nga Siria drejt Shqipërisë dhe vendeve të BE-së, është edhe një efektiv i policisë. Bëhet fjalë për Marash Gjonin polic i kufirit në Shkodër i cili dyshohet se është korruptuar nga anëtarët e grupit kriminal gjatë transportit të një sasie të lëndëve narkotike.