U martua me një vajzë 30 vite më të re të braktisur nga familja/ 65-vjeçari që dergjet në shtratin e vuajtjes gjen shpresë në 'Pa Gjurmë'

22 Tetor 2019, 21:43

TIRANE- Një apel për ndihmë nga studio e emisionit Pa Gjurmë ka marrë një përgjigje shpresë dhënëse për një familje që jeton çdo ditë mes mjerimit dhe sëmundjes së kryefamiljarit.

Vasil Panajoti nga Vlora është 65-vjeç dhe sot dergjet në shtrat i paralizuar për shkak të një sëmundjeje të rëndë. Por gjendja e vështirë ekonomike në të cilën jeton e ka penguar të sigurojë një karrocë me rrota për të lëvizur jashtë katër mureve të shtëpisë. Apelit të emisionit Pa Gjurmë i është përgjigjur Avdulla Omuri, Kreu i Shoqatës së Invalidëve të Punës i cili ka siguruar një karrocën për 65-vjeçarin

Duhen 37 vite siguracion për të përfituar pensionin e plotë të invadilitetit, por zotëria nuk i plotëson këto vite. Ne këtë mënyrë Vasili duhet të përfitojë një pension të reduktuar invadiliteti", u shpreh kreu i Shoqatës së Indvalidëve të Punës, Avdulla Omeri.

Vasili është, baba i një fëmije 2-vjeç nga martesa me bashkëshorten e tij 30 vite më të re, Bujaren.

Vasili dhe Bujarja kanë 15 vite të martuar. Jeta e kësaj të fundit ka kaluar përmes një kalvari vuajtjesh të cilat i rrëfen mjaft e prekur gjatë emisionit. Në moshën 15-vjeçare ajo nisi bashkëjetesën me një kosovar me të cilin solli në jetë edhe një djalë. Por këtu do të nisinin vuajtjet e saj. Ajo u braktis nga partneri por edhe nga familjarët e saj dhe kjo e detyroi që të braktiste djalin e saj të vogël në një jetimore.

Pas njohjes së rastësishme me Vasilin në autobusin e Vorës zgjodhi të niste një jetë me të. Bujarja mendoi se më në fund në jetën e saj do të nisnin ditët e bukura por kjo nuk qe e thënë. Pas sëmudjes së tij, u shtuan edhe më shumë problemet në familjen e tyre.

"Kam pas bashkëjetuar me një person, me të cilin solla në jetë një djalë ,para 15 vitesh. Djalin e kam lënë në shtëpinë e fëmijës, e braktisa pasi e kisha të pamundur për ta rritur. E kam shumë të vështirë të flas për lidhjen time të parë. Njerëzit e mi më braktisën bashkë me babain e fëmijës. Ai ishte kosovar, ishte në kohën e luftës, kur kosovarët erdhën në Shqipëri për strehim dhe aty u njoha me atë person. Ngela shtatzënë dhe erdhi në jetë djali, Eno, por bashkëjetuesi më braktisi dhe u largua. Unë kam ecur 8 orë në këmbë për të shkuar në Kosovë pasi ai më thoshte se do të bëhesha gruaja e tij, më pas ai më ka shfrytëzuar. U riktheva në Shqipëri dhe e gjithë familja më braktisi, përveç dajës. Në moshën 20-vjeçare u njoha me Vasil Panajotin. Atë e takova në një autobus rastësisht, ku në atë kohë ai ka qenë i divorcuar. Vendosa të martohesha me të edhe pse ishte 30 vite me i madh pasi ai më ka mbështetur gjithmonë. Ishte ditë e enjte , ai e kishte pushim dhe më tha që do i bëj një video vajzës, Xhuljas, ku  i këndonte. Nuk e dinte që pas disa orësh ai nuk do të fliste më, por ia ndjeu zemra. Ditën e premte u sëmur, në fillim mendova se po bënte shaka por në të vërtetë i kishte rënë trompoza që i ka paralizuar pjesën e djathtë të trupit. Nuk kam një karrocë, kam shkuar kudo, por askush nuk më ka hapur derën", u shpreh Bujarja.