U mbajt peng nga 74 vjeçari në zyrën e saj, avokatja: Më tha do të vras se nuk i jepja shkresë jo ligjore! Zgjatja e procesit gjyqësor solli këtë situatë

28 Prill 2023, 16:46

Avokatja, Entela Dvorani e cila u mor peng brenda zyrës së saj për 5 orë nga një 74 vjeçar, u shpreh për mediat se i gjithë konflikti kishte ardhur pasi klienti i saj i kishte kërkuar të bënte një kërkesë jo ligjore drejt Gjykatës së Lartë ku po shqyrtohej dosja e tij.