U mor i pandehur për pastrim parash, momenti kur Xhimi Begeja hyn në SPAK, nuk dha deklaratë për mediet pas daljes

12 Shtator, 12:47

Ky është momenti i hyrjes në godinën e SPAK të Xhimi Begejas, (personi me flokë të gjata), teksa iu komunikua edhe akuza “pastrim parash”, për dosjen “Partizani”. Begeja u shfaq rreth mesditës i shoqëruar edhe nga avokati, teksa pas daljes nuk dha deklaratë.

Prokuroria e Posaçme njoftoi se e mori nën akuzë vetëm për “pastrim parash” Xhimi Begejan, në lidhje me dosjen “Partizani”, ku gjithashtu janë të pandehur ish-kryeministri Sali Berisha për korrupsion pasiv dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.

Burime nga SPAK bëjnë me dije se Begeja është pjesë e hetimeve dhe fillimisht ka qenë i hetuar edhe për korrupsion, por sot, pasi hyri në godinë për t’u ballafaquar me gjetjet dhe aktet e dosjes, Begeja doli pa dhënë asnjë deklaratë.

    No videos found.