U nis për dasëm, përfundoi në Greqi/ Ja pse 41-vjeçari Palucaj s'foli asnjëherë me familjen!

1 Prill 2019, 20:36 | Përditesimi i fundit: 2019-04-01 21:20:40

Pjesa e dytë dt 1 Prill Pa Gjurme- U nis për dasëm, përfundoi në Greqi/ Ja pse 41-vjeçari Palucaj s'foli asnjëherë me familjen!

Askush nga familjarët nuk e dinte planin që kishte djali i tyre asokohe një 17 vjecar kur iku nga banesa e tij. Alfred Palucaj nga Puka doli nga shtëpia për t’u larguar drejt Fanit në Mirditë. U nis në një dasëm tek një mik i familjes dhe festoi atje bashkë me të afërm të tjerë. Pasi qëndroi deri në përfundim të dasmës I riu u nis drejt Lezhës, ku qëndroi një natë tek kushërinjtë. Tre ditë më pas bashkë me dy kushërinjtë e tij, Ludovikun dhe Ded Palucajn dhe me një mik me emrin Viktor Nika mbërritën në Trikalla të Greqisë.

Largimi drejt i Greqisë i tij ishte një destinacion për të cilin familjarët nuk kishin dijeni. Me të mbërritur në tokën helene katër miqtë takohen me një pronar grek, i cili kërkon një çoban për të punuar në pronën e tij. Sipas kushërinjve të Alfredit, ky i fundit qëndron atje, ndërsa dy javë më pas kushërinjtë e tij kapen nga policia greke dhe kthehen në atdhe, një prej tyre i keqtrajtuar edhe fizikisht nga polocia. Gjithcka lidhur me largimin e 41-vjecarit u pohua nga tre personat, të cilët i thanë të vërtetën e destinacionit të Alfredit duke i dhënë familjarëve edhe një numër telefoni, që pretendohet se ishte i Alfredit.

Por nga ky numër familjarët nuk mundën kurrë të komunikonin me të riun. Që nga ai moment i vitit 1996 familjarët nuk kanë asnjë informacion lidhur më fatin e Alfred Palucajt.Familjarët thonë se ditën që ai u largua nga shtëpia mori me vete edhe 30 mijë lekë të vjetra. Sot ai kërkohet nga vëllai i vetëm dhe katër motrat ndërsa nëna pret ti dëgjojë zërin djalit që nuk e pa të rritej që kur ai u largua ende pa i mbushur 18 vite. Sot vëlali i tij Katsrioti me familjen dhe nënë jetojnë në fshatin Rril, të komunës shënkoll në Lezhe në pritje që në derë të trokasë Alfredi, i cili sot është një 41-vjecar.