U nis për punë, por nuk shkoi kurrë atje! 60-vjeçari i humbur prej 48 orësh

6 Mars 2020, 09:21

60-vjeçari Hysen Dinaj, u nis për në punë dhe nuk u kthye më në shtëpi. Prej 48 orësh ai rezulton i humbur,ndërsa familjarët i janë drejtuar 'Pa Gjurmë' duke bërë apel për ndihmë për të gjetur njeriun e dashur të tyre. Djali i Hysen Dinaj tha se studio se vuri re mungesën e babait tek vendi i punës kur kaloi aty rastësisht, ndërsa shton se pas kontrolli në punë dhe nuk e gjeti të atin ka lajmëruar policinë. Gjatë kontrolleve në polici dhe spitale nuk është raportuar asnjë aksident, i lënduar apo i vdekur.