U përjashtuan me 10 ditë nga Kuvendi, Boçi: 8 deputetët e opozitës do futen në sallë, vendimi u mor në shkelje të rregullores

13 Shkurt 2023, 16:42

Deputeti demokrat Luçiano Boçi tha në mbledhjen e grupit të PD-së se 8 deputetët e përjashtuar për 10 ditë nga Kuvendi sot do të marrin pjesë në seancë. Ai tha se vendimi për të përjashtuar 8 deputetët ishte jashtë çdo rregulli dhe nuk u respektua rregullorja e Kuvendit dhe për këtë arsye asnjë nga deputetët s’ka përse t’a respektojë ‘dënimin’ dhe do futen në sallë.