U tha se është shkarkuar si ministre, reagon Ibrahimaj: Thashethemet e verës

26 Korrik 2023, 18:05

Delina Ibrahimaj, emri i së cilës u përfol se është larguar nga detyra si ministre e Ekonomisë dhe Financave, thotë se nuk është shkarkuar nga detyra. Në një prononcim të shkurtër për gazetarët pak para nisjes së asamblesë kombëtare të PS-së, Ibrahimaj tha se janë thashetheme vere.

‘Jo nuk jam shkarkuar. Është koha e thashethemeve të verës.’- tha Ibrahimaj.

Këtë e konfirmoi edhe kryeministri Rama, i cili u shpreh ‘Jo, jo’.