U vetëvra pasi mësoi për sëmundjen, 'dëshmia' e një varri pa emër që i përket një shqiptari

21 Maj 2019, 22:50

Personi ka ikur nga Shqipëria rreth vitit 1978.

Këtu është njohur me emrin Jani Varelas dhe njihej edhe si mësuesi Jani. Ai vdiq në moshën 72 vjeçare. Ishte në spitalin e Athinës kur mësoi se ishte i sëmurë rëndë. Ai u hodh nga ballkoni i spitalit të Athinës dhe aty humbi jetën, në gusht të vitit 1990.

Ai u varros nga një familje greke, pas një debati të gjatë me priftin, pasi ky i fundit nuk pranonte ta varroste shqiptarin, për shkak se kishte kryer aktin vetëvrasës dhe feja nuk e pranonte këtë veprim.