‘U zgjove vonë Flamur’, Shalsi shigjeton deputetin demokrat: S’ke bërë asgjë për Kukësin, Tropojën e Hasin! Hoxha: Kam qenë kontribues në politikë

17 Mars 2025, 12:01 | Përditesimi: 17 Mars 2025, 12:01

Deputeti i PS Eduard Shalsi ka sulmuar ashpër opozitën dhe kryesisht deputetin demokrat Flamur Hoxha. Në fjalën e tij, në seancën plenare të kësaj të hëne, Shalsi kritikoi deputetin e Qarkut Kukës se nuk ka bërë asgjë për Kukësin, Tropojën dhe Hasin.

Shalsi tha se sa herë ka qenë në ato zona në një muaj, Hoxha nuk ka qenë në 4 vjet.

Shalsi shtoi se sipas tij, Hoxha tani duhet të bëjë një debat cilësor, me karakter dhe të përballet me elektoratin e tij.

r.k./Shqiptarja.com