‘Udhëhiqni ju gjenerata e TikTok’, Rama: Vetëm PS e integron Shqipërinë në BE, s’ka rëndësi kush ulet i pari në tryezë, mund të jetë edhe socialiste

20 Mars 2025, 09:26 | Përditesimi: 20 Mars 2025, 09:26

Më 11 maj, kryeministri Edi Rama thotë se PS duhet të marrë një mandat edhe më të thellë me qëllim që mos të luhatet procesi i integrimit në BE. Mandati i katërt, thotë Rama, është esencial, sepse pikërisht në këtë mandat mbyllet procesi i negociatave dhe më pas thotë në 2029 thjesht ‘ratifikohet’ integrimi në familjen e madhe europiane.

Rama tha me ndjekësit në rrjetet sociale, se s’ka pikë rëndësi se kush do jetë i pari që do ulet tek emri ‘Albania’ në BE, edhe pse tha se beson se do jetë socialit ose socialiste. Me batuta kreu i qeverisë thotë se kushdo që të jetë do e marrë përdore dhe do e ulë atje dhe di i thotë “vazhdoni ju brezi i TikTok udhëhiqni Shqipërinë”.

r.k./Shqiptarja.com