Yoga është një ndër mënyrat më të mira për të ruajtur shëndëtin e trupit dhe të mendjes, e njëjta gjë ndodh edhe gjatë shtatzanisë. Yoga prenatal ndihmon nënat që të kenë një lindje sa më të lehtë dhe me pak dhimbje. Helga Cacani trajnere Yoge tregoi teknikat që duhet të përdorin nënat shtatzanë gjatë periudhës së fundit të shtatazanisë por jo vetëm që ta lehtësojnë këtë proçes:
“ E para që do rekomandoja është një vaj esencial duhet patjetër në çantën e martenitetit të cilët do ndihmojnë për të patur një frymëmarrje më të qetë, për të relaksuar, për të larguar dhimbjet e tepërta. Unë kam zgjedhur vajin e lavandës dhe këtë mund ta aplikojmë gjatë proçesit të lindjes ose duke I mbajtur erë. ose duke njomur gishtin me një pikë vaj dhe duke e masazhuar tek pjesa e hundës, aroma e saj bën që të na relaksoj” tha ajo.