“Vajza kërkon babain, i bie numrit”/ Rrëfimi i dhimbshëm i nuses së majorit të vrarë

7 Maj 2020, 19:27 | Përditesimi i fundit: 2020-05-07 19:31:54

Shpërthimi i eksplozivit nuk ua kurseu jetën dy efektivëve, bijës tropojane nëntetares Zerife Hasanaj dhe birit dibran Major Klodian Tanushit, gjatë një misioni ushtarak në Letoni. Sot një vit më parë, mëngjesin ogurzi të 6 majit 2019, gjatë misionit për asgjësimin e municioneve eksplozive. Forcat e Armatosura nderuan dy efektivët që ranë në krye të detyrës një vit më parë në një ceremoni të posaçme, Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Bardhyl Kollçaku vendosën kurora me lule në memorialin kushtuar dëshmorëve të atdheut. Major Klodian Tanushi dhe nëntetare Zerife Hasanaj, ishin pjesë e kontingjentit shqiptar në kuadër të misionit të NATO.