Vasillaq Orgocka, të cilin të gjithë e thërrasin Vaskë Orgocka, është një nga viktimat e krimeve komuniste, i cili përjetoi një kalvar të gjatë vuajtjesh dhe dënimesh si pasojë e martesës së tij me një grua të huaj polake. Ai vjen nga një familje me prestigj në qytetin e Korçës, ku i vëllai i tij Dhimitër Orgocka është një nga regjisorët e mëdhenj të skenës korçare dhe deri atë kohë, familja e tyre trajtohej nga politika e shtetit, si një familje e priviligjuar dhe e nderuar. Vaskë Orgocka ka mbaruar studimet për gjeologji në Varshavë të Polonisë, me miratimin e shtetit dhe gjatë kohës që ishte student në vitin 1954, u njoh me një vajzë polake të quajtur Barbara. Në vitin 1955, ai u kthye nga Polonia dhe mbas një viti, në 1956, erdhi edhe Barbara, gruaja e tij. Kalvari i vuajtjeve dhe persekutimeve e ka zanafillën në vitin 1961, menjëherë pas prishjes së marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik dhe me vendet e demokracive popullore. Në këtë periudhë, filluan përndjekjet e grave të huaja që ishin martuar me shqiptarë dhe që kishin krijuar familjet e tyre duke jetuar dhe punuar në Shqipëri. Si rezultat i kësaj politike represive, Orgocka dhe gruaja e tij Barbara u përballën me persekutimin e egër të regjimit komunist. Ai arrestohet në vitin 1968, nën akuzën fillestare agjitacion/propagandë dhe mbahet në hetuesi, për rreth një vit, duke u dënuar më pas me pushkatim, për shkak se bashkëshortja e tij ishte cilësuar si agjente dhe kolonele e shtetit polak. Gruaja e tij u dënua me 25 vjet burg, ku pësoi një tronditje të madhe mendore sa shpesh nuk i njohte as fëmijët dhe bashkëshortin.... Sot Orgocka jeton mes Shqipërise (në korçë ka apartamentine tij) dhe Polonisë, ku jeton i biri, ndërsa gruaja e tij Barbara nuk jeton më. Ai do të tregojë në Dosja K, historinë e pabesueshme të jetës së tyre.
Vasillaq dhe Barbara: Nga Varshava e dashurisë tek torturat e Sigurimit (16 janar 2024)
Video të fundit në programin Dosja K Të gjitha
-
Emisioni i plotë 'Dosja K'/ Fundi tragjik i 3 vëllezërve që sfiduan serbët dhe komunizmin
29 Nëntor, 21:28 -
EMISIONI I PLOTË 'DOSJA K' |Historia tragjike e Fisit të Prelë Nikë Lucës, 5 martirë e 53 vite burg komunist
22 Nëntor, 21:01 -
EMISIONI I PLOTË Dosja K- Bute Dedndreaj,arratisja legjendare nga kampi internimit të Beratit për të shpëtur foshnjen
15 Nëntor, 21:07 -
EMISIONI I PLOTË DOSJA K - 'Gjaku që sfidoi prangat', Bub Matoshi rrëfen arratisjen e 33 malësorëve nga Nikaj-Mërturi
8 Nëntor, 21:18 -
EMISIONI I PLOTË 'Dosja K'| Si i ktheu Enver Hoxha fshatarët në skllevër, sipas recetës së Stalinit
1 Nëntor, 21:06 -
EMISIONI I PLOTË DOSJA K/ Fshatarët disidentë kundër komunizmit: Nuk duam kooperativa!
25 Tetor, 20:59 -
EMISIONI I PLOTË Dosja K- Selaudin Toto idealisti i shpërblyer me plumb
18 Tetor, 20:59 -
EMISIONI I PLOTË 'Dosja K' - Vallëzim me vdekjen, në emër të lirisë! Sakrifica e burrave të familjes Toto
11 Tetor, 21:07 -
EMISIONI I PLOTË Dosja K- Xhavit Lohja: Njeriu misterioz që më shpëtoi në hetuesi
4 Tetor, 21:17 -
EMISIONI I PLOTË, Dosja K- Xhavit Lohja: Arratisja që më kushtoi mbi 18 vite burg
27 Shtator, 21:05 -
DOSJA K/ ‘Për hir të dashurisë’, katër gra ruse që paguan shtrenjtë për dashurinë e tyre me djem shqiptarë
30 Korrik, 08:19 -
Emisioni i plotë- Dosja K/ Nina, Elena, Livia dhe Valentina, 4 divorce të stilit komunist shqiptar
29 Korrik, 15:58 -
'Për hir të dashurisë', 4 fate tragjike të ruseve të dashuruara me djem shqiptarë l DOSJA K
22 Korrik, 20:09 -
Emisioni i plotë- Xherardo Nikjari, 26 burgjet e terrorit në Shkodër
15 Korrik, 18:05 -
Emisioni i plotë/DOSJA K - Masakra e Qafë Barit, Sigurimi: Donin të arratiseshin, ndaj i vramë
8 Korrik, 20:54 -
Urdhri i Hekuran Isait dhe plani i Sigurimit për të zhdukur familjen Topençarov
1 Korrik, 17:44 -
Dosja K- Nestor Topençarov, torturat dhe presionet e hetuesit tim
24 Qershor, 20:00 -
Një Dashuri, një diktaturë dhe liqeni në mes...
17 Qershor, 20:06 -
DOSJA K- Profesori 80-vjeçar që u internua për një fjalor
10 Qershor, 20:55 -
Jonuz Blakçori, pse Sigurimi i Shtetit e përgjoi për 30 vjet
3 Qershor, 17:40

