Vaskë Orgocka: Barbarën e çmendën hetuesit me narkotikë (30 janar 2024)

30 Janar, 20:14

Sa mund të ndryshojë jeta e një njeriu që kalon 17 vite në burgjet e komunizmit? Në familjen e Vaskë Orgockës, veç të tjerash kjo pyetje merr përgjigje tek ky krahasim fotosh. Në këtë fotografi, ku Vaska është bashkë me Barbarën, bashkëshorten e tij, ata kanë dalë pak kohë para arrestimit të tyre dhe portretet e të dyve e dëshmojnë qartë rininë, qetsinë, lumturinë dhe përmbushjen tek të dy. Ndërsa fotografia e dytë që vaska na tregon është shkrepur menjëherë pasi ai ka dalë nga burgu.