Veliaj betohet si kryebashkiak i Tiranës: Kemi objektiva të prekshëm për 4 vitet e ardhshme! Romina Kuko zgjidhet në krye të këshillit bashkiak

20 Qershor 2023, 19:02 | Përditesimi i fundit: 2023-06-20 21:59:25

Sot Erion Veliaj është betuar si kryebashkiak i Tiranës duke nisur kështu mandatin e tij të tretë si drejtues i bashkisë së kryeqytetit. Ndërsa në të njëjtën ditë u konstituua edhe këshilli bashkiak ku u betuan 61 anëtarët e zgjedhur në zgjedhjet vendore të 14 majit.