Veliaj dhe Balla në Kavajë: Demokratët po e braktisin përfundimisht Sali Berishën; respekt për ata që e lanë vetëm në stadium me 22 mijë karrige bosh

2 Maj 2023, 15:19

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj dhe kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, zhvilluan një takim me komunitetin librazhdiot të Kavajës dhe Rrogozhinës. Në qytetin e Kavajës, së bashku me disa demokratë, iu bashkua Partisë Socialiste edhe ish-futbollisti i njohur i kombëtares, Andi Lila, dikur edhe i propozuar si kandidat i PD për deputet.