Veliaj dhe Krifca prezantojnë tregun e ri agroushqimor, 'AgroPark Tirana': U kursen fermerëve 70% të pagesave që shkonin te privati

18 Mars 2023, 14:00 | Përditesimi i fundit: 2023-03-18 15:18:50

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca prezantuan tregun e ri agroushqimor në Farkë, ‘AgroPark Tirana’, i ndërtuar posaçërisht për fermerët, të cilët mund të shesin produktet e tyre me zero taksa, ndërsa konsumatorët do t’i blejnë më lirë prodhimet bio, të kontrolluara dhe të certifikuara sipas standardeve europiane.