Veliaj me banorët e Dajtit e Shëngjergjit: PS është si një familje! Asnjëherë nuk është vonë të kthehesh në drejtimin e duhur!”

11 Maj 2023, 11:27 | Përditesimi i fundit: 2023-05-11 14:41:45

Nga kompleksi i ri sportiv ‘Partizani’, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe deputeti i PS, Xhemal Qefalia, u takuan me banorët e Tufinës, Freskut, Dajtit, Zall-Herrit, Shëngjergjit e Zall Bastarit.