Veliaj me banorët e Njësisë 10: PS mbjell pemë, punë dhe projekte, çifti Berisha-Meta mbjellin sherr, inat e përçarje

21 Prill 2023, 13:17 | Përditesimi i fundit: 2023-04-21 14:56:11

Në ecjen me banorët në Njësinë 10, me të cilët mbolli edhe disa pemë, kandidati i PS-së për Tiranën, Erion Veliaj tha se Partia Socialiste është forca që e çon përpara qytetin me punë. Ai shtoi se sot po ndërhyhet në çdo xhep të lagjeve të qytetit, e kjo do të vazhdojë der isa të preket çdo zonë.