Veliaj merr titullin 'Qytetar Nderi' i Preshevës: E pranoj me shumë përulësi këtë nderim të madh! Tirana do të financojë rikonstruksionin e shkollës ‘Dituria’

20 Janar 2023, 15:53

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u nderuar sot me titullin “Qytetar Nderi” nga qyteti i Preshevës. Titulli iu dha nga kryetari i Këshillit Komunal të Komunës së Preshevës, Sami Salihu, në seancën solemne të mbajtur në Kuvendin Komunal.