Veliaj: Na duhet bashkëpunim! Falas thoshte edhe Sudja, por njerëzit nuk gënjehen më, e kanë kuptuar që qyl nuk ka

19 Prill 2023, 14:51

Gjatë takimeve me banorët e Njësisë 4, ku ishte ndalesa e fushatës në Tiranë, Erion Veliaj ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve, si e vetmja garanci për të vijuar punën për transformimin e kryeqytetit. Ai solli shembullin e Pallatit 4, i cili u shpall i pabanueshëm dhe i rrezikshëm për banorët, për të dëshmuar se si me vendime të drejta ata sot kanë përfituar një banesë jo vetëm më të fortë, por edhe më një vlerë dyfish më të madhe se ajo që kishin.