Veliaj në Njësinë 10: Qytetarët e dinë se kush bën 40 shkolla, bën edhe 41, prandaj do na votojnë në 14 maj

29 Prill 2023, 14:07

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me deputetin e PS, Fatmir Xhafaj, u takuan me banorët e Njësisë 10 në kryeqytet. Veliaj tha se mjafton të shohësh transformimin e Tiranës në 8 vitet e fundit për të kuptuar mënyrën e drejtimit të qytetit nga socialistët.