Veliaj për Berishën dhe Metën: U vjen turp dhe fshehin fytyrat, janë bërë si ajo kënga 'No face, no name, no number'

28 Prill 2023, 21:04

Gjatë takimit me banorët e Njësisë 9 në Tiranë, Erion Veliaj ka ironizuar çiftin Berisha-Meta dhe kandidatin e tyre për Bashkinë e Tiranës, i cili u zbulua që ka gënjyer për diplomën e shkollës së mesme, duke thënë se atyre u vjen turp tashmë edhe nga fytyra e tyre. Pa logo partie, pa emër në fletë votimi tashmë, - tha Veliaj, - dalin edhe pa fytyrë, “no face, no name, no number”.