Veliaj pret aktorin hollivudian Danny Glover: Figura të tilla prestigjoze rrisin reputacionin e Tiranës

2 Maj 2023, 17:26

Kryebashkiaku Erion Veliaj priti aktorin e famshëm hollivudian, Danny Glover, i cili ndodhet në Tiranë për xhirimin e filmit të tij më të fundit të titulluar The Prosecutor, që do të transmetohet në Netflix.