Veliaj pret ambasadorin e ri të OSBE: Thellojmë bashkëpunimin! Presidenca e B40-s, një mundësi unike për Tiranën

26 Janar 2023, 14:36 | Përditesimi i fundit: 2023-01-26 16:23:07

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, priti në zyrën e tij ambasadorin e ri të OSBE-së në Tiranë, Guido De Sanctis, të cilit i uroi sukses në misionin e tij në Shqipëri. Veliaj tha se Bashkia e Tiranës me OSBE-në kanë ndërmarrë nisma të përbashkëta me fokus ndërveprimin e të rinjve nga i gjithë Ballkani.